Telegrafi

Pak para finales së Eurovisionit, Albina Kelmendi: Akrepat e orës sa vijnë e afrohen rrahjet e zemrës vijnë e shtohen

Sonte (e shtunë) mbahet nata finale e Eurovision 2023.

Shqipëria, e cila tashmë u kualifikua në finale, përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.

Artistja e njohur së fundmi ka bërë një reagim në rrjete sociale duke kërkuar votat e shqiptarëve pak para nisjes së finales.

Foto: Screenshot/Instagram

“Akrepat e orës sa vijnë e afrohen rrahjet e zemrës vijnë e shtohen”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Shqipëria kualifikohet në finalen e 'Eurovision 2023'

Më pas ka treguar se nga cila orë mund të votojnë dhe numrin që duhet të dërgojnë me mesazh.

Prezantimi i Shqipërisë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2023’ (Foto: Getty Images)

Performanca e saj ndërkohë u komentua mjaft shumë dhe u prit tejet mirë nga publiku.

Theksojmë që gjashtë shtete janë kualifikuar automatikisht në finale, nisur nga Ukraina e më pas: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shtetet e tjera që shkuan ishin: Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia. /Telegrafi/