Telegrafi

Pak orë pas largimit nga Anglia, Southgate mund ta marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

Liga Premier duket se do të jetë destinacioni i mundshëm i Gareth Southgate vetëm pak orë pasi njoftoi largimin nga kombëtarja e Anglisë.

Sot (16 korrik), Southgate bëri të ditur vendimin e tij për të ofruar dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të Anglisë në më pak se 48 orë pasi pësuan humbje në finale të Kampionatit Evropian ndaj Spanjës.

53-vjeçarit i ishte ofruar mundësia që të punonte si ekspert për ITV-në, të cilët e vlerësojnë lart figurën e Southgate.

Megjithatë, duket se ambicia e tij kryesore është që t’i rikthehet punës në një klub, pasi më herët ishte në krye të Middlesbrough.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gareth Southgate nuk është më trajner i Anglisë

“Ai mund të bëjë një punë mjaft të mirë për një ekip të Ligës Premier, ose të Ligës së Kampionëve”, ka thënë gazetari i Sky Sports, Rob Dorsett.

Cili është destinacioni më i mundshëm për Gareth Southgate? Sipas raportimeve të fundit klubi favorit për t’i ofruar atij pozitën e trajnerit është Newcastle United.

Eddie Howe, i cili më herët kishte përmendur dëshirën e tij për t’u bërë përzgjedhës i Anglisë, po lidhet fortë me një kalim tek ‘Tre Luanët’, kështu që nuk do të ishte befasi që Southgate të merrte drejtimin e ‘Laraskave’.

Përveç Newcastle, alternativa të tjera për teknikun portugez mbeten edhe Crystal Palace dhe Middlesbrough./Telegrafi/