Telegrafi

Pak orë para inaugurimit të Joe Biden, jep dorëheqje drejtoresha e CIA – Gina Haspel

Pak orë para inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur amerikan Joe Biden, drejtoresha e Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA), Gina Haspel, të cilën e kishte emëruar presidenti Donald Trump, ka dhënë dorëheqje duke braktisur kështu agjencinë e zbulimit pas plotë 36 viteve punë në këtë agjenci.

Siç raporton Forbes, në kumtesën e publikuar në Twitter nga ana e CIA-s, Haspel ka bërë të ditur se “është krenare për punën e përbashkët”, transmeton Telegrafi.

“Nderi më i madh në jetën time ka qenë që isha në krye të kësaj organizate”, ka shkruar Haspel në Twitter të CIA-S.

Gina Haspel ishte vënë në krye të CIA-s në vitin 2018, sikur gruaja e parë në këtë pozitë – duke zëvendësuar Mike Pompeon, i cili kishte marrë postin e Sekretarit të Shtetit. /Telegrafi/