Site icon Telegrafi

Pak orë na ndajnë nga super meçi mes Andy Ruiz dhe Luis Ortiz

Andy Ruiz rikthehet në ring në orët e para të ditës së hënë (nesër, sipas kohës tonë lokale – në ora 05:00) kur përballet me Luis Ortiz.

Këtë të shtunë u zhvillua ceremonia e peshimit dhe të dy dhanë peshën e duhur.

‘Shkatërruesi’ arriti në peshën e 121,9 kilogramë dhe  ‘King Kong’ regjistroi 111,2 kilogramë.

Lexo po ashtu Vendi, data dhe shuma e majme që do e fitojnë: Andy Ruiz dhe Luis Ortiz gati për super meçin

Andy Ruiz dhe Luis Ortiz u përballën me njëri-tjetrin përpara se të hynin në ring të hënën e javës që po vije.

Meksikano-amerikani siguroi se “dua të deklaroj se jam një luftëtar i madh, është momenti im, është viti im, Luis është dikush i vështirë dhe prandaj punojmë shumë, shkojmë për fitore”.

Lexo po ashtu Andy Ruiz mahnitë fansat e boksit me ndryshimin trupor që ka bërë, para meçit me Luis Ortiz

Ortiz nuk heshti dhe e di që të dy duan të dalin me duar të ngritura.

“Ne do të dalim dhe do ta nokautojmë,  ose ai mua ose unë atë, kaq e rëndësishme është lufta”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version