Harry Styles thuhet se po takohet me një vajzë misterioze pas ndarjes së tij nga Olivia Wilde.
Këngëtari, 29-vjeçar dhe aktorja, 38-vjeçare, kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin në nëntor të vitit të kaluar pasi zbuluan se kishin prioritete të ndryshme.
Ndërsa pretendohet se dyshja janë ende miq të mirë, Harry e ka lënë këtë romancë pasi thuhet se ylli i “One Direction” ka vazhduar me dikë tjetër.
“Harry po takohet me dikë. Ai po bën përpjekje të mëdha për të mbajtur privat identitetin e saj pas marrëdhënies me Olivian”, tha një burim për The Mirror.
“Por të afërmit e tij e dinë të gjithë për romancën. Edhe pse është herët, gjërat duket se po shkojnë mirë”.
Në nëntor të vitit që shkoi u zbulua se Harry dhe Olivia ishin ndarë pas dy vitesh së bashku.
Revista People pretendoi se ylli i popit dhe aktorja amerikane po ‘bënin pushim’ nga romanca e tyre për shkak të ‘prioriteteve të ndryshme’.
Pavarësisht ndarjes, ata kanë mbetur miq të mirë. /Telegrafi/