Telegrafi

Pak muaj pas ndarjes nga gruaja e katërt – Rupert Murdoch thuhet se është fejuar me Ann Lesley Smith

Miliarderi i famshëm, Rupert Murdoch, ka zbuluar se është fejuar me partneren e tij, Ann Lesley Smith, gjashtë muaj pasi u takuan për herë të parë dhe më pak se një vit pasi u finalizua divorci i tij nga gruaja e katërt, Jerry Hall.

92-vjeçari ndau për New York Post se i ka propozuar Smith, 66-vjeçe, me një unazë diamanti.

Murdoch, i cili ka qenë i martuar katër herë, pranoi se ishte e vështirë për të të propozonte sërish, por theksoi se kjo me Smith do të jetë hera e fundit.

Foto: Backgrid

Manjati mediatik zbuloi gjithashtu se ata po planifikojnë të martohen në fund të verës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rupert Murdoch

“Kisha frikë të dashurohesha, por e dija se kjo do të jetë e fundit. Më mirë të bëhet. Jam i lumtur”, tha ai.

Foto: Fox

Miliarderi i sapofejuar – i cili ka një pasuri rreth 17 miliardë dollarë – e bëri propozimin në qytetin e New Yorkut në Ditën e Shën Patrikut.

Dasma e verës do të shënojë herën e pestë që Murdoch martohet.

Foto: Shutterstock

Ai ka gjashtë fëmijë nga martesat e tij të mëparshme: vajzën Prudence MacLeod me gruan e tij të parë, Patricia Booker, vajzën Elisabeth dhe djemtë Lachlan e James me gruan e tij të dytë, Anna Mann dhe vajzën Grace e Chloe me gruan e tij të tretë, Wendi Deng.

Murdoch dhe gruaja e tij e katërt, ish-supermodelja Hall, nuk patën fëmijë së bashku gjatë martesës së tyre gjashtëvjeçare, e cila përfundoi vitin e kaluar.

Foto: Backgrid

Dyshja u martuan në Londër në mars të vitit 2016 në një ceremoni në Spencer House. /Telegrafi/

Foto: Backgrid