Piloti i aeroplanit Boeing 737 është detyruar të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut, pasi njëra nga rrotat ishte dëmtuar gjatë ngritjes në ajër.
Pamjet dramatike shfaqin tymin e zi duke dalë nga fluturakja dhe një shpërthim që dëgjohet – që me gjasë ishte kur njëra nga rrotat shpërthen, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kjo nuk e ndali pilotin që të vazhdojë rrugëtimin nëpër pistë, derisa u sigurua se do të ndalet plotësisht pa rrezikuar as edhe një pasagjer.
Video released by #FlySafair pic.twitter.com/95qClbvwBZ
— Dean Wingrin (@deanwingrin) April 21, 2024
Aeroplani i aviokompanisë FlySafair sapo ishte ngritur në ajër për të nisur udhëtimin dyorësh nga Johanesburgu drejt Cape Toën, por që piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente për shkak të dëmit në fluturake.
— Vk Ty (@VkTy9) April 21, 2024
Mediat jugafrikane nuk raportojnë për të lënduar, ndërsa ky është rasti më i fundit ku një aeroplan i Boeing bëhet temë diskutimi.
🇿🇦 🛩 Boeing 737-800 wheel fell off during takeoff at Johannesburg airport🫣
The wheel fell off immediately after takeoff. As a result, a FliSafai flight en route to Cape Town was forced to return to the airport.
No one was injured as a result of the accident. pic.twitter.com/vjGWFT3Hpi
— Tibo91 (@Tibortibor15) April 23, 2024
E nga Boeing kanë refuzuar të komentojnë incidentin e aeroplanit të aviokompanisë Fly Safair, duke thënë se aviokompania që e ka në menaxhim obligohet të mirëmbajë flotën e aeroplanëve të saj. /Telegrafi/