Telegrafi

Pak momente pasi u aksidentua, në të njëjtën veturë u përplas një tjetër (Video)

Vetura që ishte aksidentuar nga një tjetër, iu desh të ndalonte në mes të një rruge në Toronto të Kanadasë.

Mirëpo, në të njëjtën veturë është përplasur një tjetër, që po lëvizte me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, dy persona pësuan lëndime pa pasoja për jetën, ndërsa një tjetër u lëndua lehtë.

Policia është duke bërë hetime, në përpjekje të identifikojë shoferi që shkaktoi aksidentin e parë dhe u largua në drejtim të panjohur. /Telegrafi/