Telegrafi

Pak momente pas propozimit për martesë, balona me ajër të nxehtë ra për toke (Video)

Stephen Martin kishte planifikuar për një kohë të gjatë, t’i propozojë martesë Christine Peters dhe këtë e bëri derisa po fluturonin mbi Edmonton të Kanadasë.

Megjithëse ajo pranoi, gjërat nuk shkuan për së mbari, pasi fryu një erë që ia ndryshoi drejtimin dhe balona nisi të bie teposhtë, transmeton Telegrafi.

“Po fluturonim në 12 metra lartësi, kur shporta nisi të luhatet rrëmbyeshëm dhe plasaritej. Pas pak ndeshëm degët e një peme dhe përfunduam në fushë”, ka thënë Martin lidhur me rastin.

Por, rënia nuk ka qenë aq e shpejtë dhe nëntë të pranishëm, së bashku me drejtuesin kanë përfunduar pa lëndime.

“Të jetë kjo e vetmja e keqe, që ju ka ndodhur si çift dhe të keni jetë të lumtur”, është komentuar ngjarja rreth propozimit për martesë. /Telegrafi/