Site icon Telegrafi

Pak momente para se të varrosej, hapi sytë dhe pyeti: Çfarë po ndodhë? (Foto)

Në Sichuan të Kinës, një pensionist e futën në arkivol, sepse nuk merrte frymë ndaj mendonin se vdiq.

Pas disa orësh, teksa bëheshin nderimet nga familjarët dhe miqtë, 75-vjeçari i ka hapur sytë dhe ka pyetur se çfarë është duke ndodhur, transmeton Telegrafi.

Pensionisti dukej i vdekur, por ishte ende gjallë

Fëmijët e tij e kanë marrë menjëherë dhe e kanë vënë në shtrat, duke i kërkuar falje.

“Më keni përgatitur funeralin, apo jo”, ka pyetur ai, i rrethuar nga kurorat dhe lulet me shirita dekorues.

Mësohet se i moshuari që kishte pak momente para se të varrosej, merrte frymë me vështirësi, ndërsa për ditë të dira kishte ngrënë vetëm nga pak qull. /Telegrafi/

Exit mobile version