Telegrafi

Pak kohë pas paraqitjeve të përbashkëta, Oriola Marashi dhe Eros Grezda largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda kanë qenë ndër personazhet e showbizit më të përfolur gjatë karantinës.

Kjo pasi pikërisht gjatë atyre muajve u konfirmua se ata ishin në lidhje dhe madje në rrjetet sociale u publikuan edhe fotografi të përbashkëta të tyre.

Duke qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe kureshtjes së fansave, Oriola dhe Erosi shpesh edhe i komentonin njëri-tjetrit në fotografitë që publikonin në rrjetet sociale.

Mirëpo duket se një ngrohtësi e tillë të paktën në botën virtuale nuk ekziston më për dyshen në fjalë.

Kjo pasi çifti kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke mos pëlqyer e as komentuar postimet e fundit të njëri-tjetrit.

Foto: SC/Oriola Marashi/instagram

Pyetjet e fansave kanë qenë të shumta, disa prej të cilëve kanë hedhur dyshime se mes futbollistit dhe modeles ka tashmë një krizë, e cila është reflektuar edhe këtë injorim të njëri-tjetrit në Instagram.

Foto: SC/Eros Grezda/Instagram

Koha do e tregojë më së miri se çfarë në të vërtetë ka ndodhur mes dy emrave që për muaj të tërë ishin ndër personazhet më të komentuar në mediat rozë. /Telegrafi/