Telegrafi

Pak javë pas pushimeve me producentin Andrea Iervolino në Positano, Selena Gomez shihet në një klub me reperin Tyga

Selena Gomez ka qenë së fundmi cak i tabloideve ndërkombëtare për shkak të disa aludimeve për një romancë të re.

Ajo kësaj radhe është fotografuar me reperin e famshëm, Tyga, siç raporton TMZ.

Dy të famshmit u panë duke u shoqëruar në një nga pikat më të nxehta në Los Angeles.

Ylli i Hollywoodit dhe reperi janë fotografuar duke u larguar nga The Nice Guy në West Hollywood, gjersa Selena është larguar nga vendi rreth orës 2:30 të mëngjesit.

Burime të afërta të dyshes treguan se reperi ishte tashmë në klub, kurse artistja ishte e pranishme pak para mesnatës.

Tyga mori pjesë në festën e 30-vjetorit të Selenas muajin e kaluar, duke festuar me shumë nga miqtë e tyre. Megjithatë nuk është konfirmuar nëse dy të famshmit janë në lidhje.

Foto: GrosbyGroup

Një tjetër burim shpjegon se Selena ishte në klub me grupin e saj të miqve dhe Tyga kishte një grup tjetër miqsh me të, dhe ata përfunduan duke u shoqëruar të gjithë së bashku.

Selena festoi ditëlindjen e 30-të në Itali, e rrethuar nga miqtë e ngushtë dhe me një të dashur të ri të supozuar. Ajo u fotografua duke hipur në një jaht luksoz në Positano me producentin italo-kanadez, Andrea Iervolino.

Gomez dhe Iervolino janë parë së bashku në të kaluarën, por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar se janë në lidhje.

“Selena nuk është në lidhje me dikë në këtë moment”, tha një burim. /Telegrafi/