Këngëtarja shqiptare, Rezarta Shkurta, muajin e kaluar saktësisht më 12 korrik kurorëzoi dashurinë shumëvjeçare me martesë me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën.
Dyshja janë së bashku për më shumë se një dekadë madje kanë edhe një vajzë të quajtur, Hera.
Ata duket se tani po shijojnë muajin e mjaltit, gjersa kanë bërë të ditur se ndodhen në pushime në ishullin Kretë të Greqisë.
Ka qenë Rezarta ajo e cila ka ndarë disa fotografi pranë bashkëshortit, me anë të të cilave tregon se po kalojnë një kohë të mrekullueshme.
“Çfarë i bën çupës”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërës prej imazheve pasi shfaqet Hoxha duke mbajtur dorën në të pasmet e artistes.
Në një video tjetër të publikuar në Instagram, Shkurta theksoi se ndodhen pa vajzën e tyre.
“Mami babi pa Herën”, shtoi më tej ajo.
Rezarta në anën tjetër ka kohë që ka bërë një tërheqje nga projektet e skena muzikore. /Telegrafi/