Asnjë nxënës i regjistruar nëpër shkollat e mesme të tekstilës nëpër Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Statistikat e viteve të fundit tregojnë se nxënësit e shkollave fillore ju ikin shkollave të mesme profesionale.
Edhe pse këto profesione janë me deficit nëpër dhe ku kërkohet fuqi punëtore, për të rinjtë ky fakt nuk është aspak tërheqës.
Klasa të zbrazëta ka edhe në shkolla për përpunimin e drurit, shkolla profesionale për bujqësi dhe veterinari, ndërtimtari dhe përpunimin e lëkurës.
Ky trend sa vjen e rritet, ku adoleshentët më shumë drejtohen ka drejtimet sociale dhe mjekësore./Telegrafi/