Site icon Telegrafi

Pak gra të pamartuara në Kosovë zgjedhin të bëhen nëna me frytnim të asistuar

Frytnimi i Asistuar Mjekësor tek gratë e pamartuara është lejuar 10 vjet më parë me një Udhëzim Administrativ, pra më 2013.

Ndërkaq, po e njëjta është përfshirë edhe tani në Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar, për gratë mbi 18 vjeç.

Lexo po ashtu Kuvendi nuk e voton projektligjin për Shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar

Gjinekologu Shefqet Lulaj që është anëtar i grupit punues të këtij drafti ligjor si dhe kryesues i grupit punues të UA më 2013, thotë se dallimi mes këtyre dy dokumenteve ligjore është i vogël, veçse janë bërë korrigjime në disa finesa karshi nevojave, njofton Klan Kosova.

Megjithëkëtë, Lulaj tregon se kërkesa e grave kosovare që ta realizojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen nëna pa partner, është e pakët në Kosovë. Edhe ato të cilat vendosin për një hap të tillë gjinekologu thotë se këtë e bëjnë jashtë vendit, në shtet fqinje si shkak i mentalitetit.

Mirëpo, në projektligj nuk është lejuar nëna surrogate.

Në kuadër të këtij projektligji që nuk kaloi në Kuvend të enjten, lejohet edhe sterilizimi i burrave.

Exit mobile version