Telegrafi

Me pak funte gruaja nga Anglia transformoi plotësisht kopshtin e saj të banesës

Kur Tara Ward, u zhvendosë në banesën e saj në West Green të Londrës, ajo posedonte një kopsht të vogël me gjelbërim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pas dy vitesh vendosi ta transformojë plotësisht hapësirën e vogël të kopshtit, me disa improvizime moderne.

Ajo shpenzoi më pak se 300 funte për transformimin total të tarracës, duke e betonuar si fillim tokën e më pas duke i dhënë një ngjyrim të ngrohtë, me disa mobilje që të japin ndjesinë e pranverës.

Tara vendosi të blinte dy karrige, dhe bimë artificiale për të zbukuruar hapësirën. Zona ngjyrë hiri u kombinua me tepihun bardhë e zi, dhe me disa qirinj përreth. /Telegrafi/