Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, pak ditë më parë i është nënshtruar një operacioni në tru.
Ajo zbuloi se i është rikthyer sërish tumori dhe se i duhej të largohej për pak për të bërë trajtim.
Pas kësaj, aktorja nga Gjilani theksoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka arritur që ta mposhtë edhe këtë herë.
Së fundmi, artistja duket se është rikthyer tek fëmijët teksa ka ndarë një fotografi pranë tyre.
“Pasuria ime”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Adriana është nënë e katër fëmijëve nga martesa me ish-partnerin e saj, Albert Sylejmanin.
Siç shihet, do të rikthehet së shpejti edhe me angazhimet e saj si në politikë ashtu edhe në aktrim. /Telegrafi/