I dashuri i këngëtares Britney Spears, Sam Asghari, ka fshirë një fotografi të një unaze të publikuar në Instagramin e tij të premten, me pretendimin se llogaria i ishte hakuar.
Ndjekësit kapën fotografinë e unazës në momentin kur e postoi me mendimin që ishte gdhendur për të dashurën e tij.
Duke qenë se fshiu imazhin, ai postoi në InstaStory shkrimin se, “llogaria u hakua, qetësohuni të gjithë”.
E kuptueshme që ndjekësit menjëherë menduan se Asghari, ishte gati t’i propozonte martesë Britneyt, duke qenë se ai u pa javën e kaluar në dyqanin e Cartierit duke shikuar unazë.
“Britney dhe Sam nuk janë fejuar ende, por ai ka folur për këtë gjithnjë e më shumë kohët e fundit”, tha një burim javën e kaluar për Page Six.
“Sam dëshiron një propozim shumë të veçantë kur të jetë koha e duhur. Ai ëndërron që një ditë të bëhet edhe baba dhe Britney, natyrisht, gjithmonë ka dashur të ketë më shumë fëmijë, pavarësisht moshës”.
Asghari në anën tjetër ka qenë një figurë qendrore në betejën e konservatorëve të Spears si brenda ashtu edhe jashtë gjykatës. Përveç përkrahjes, ai u përfshi në dëshminë e Spears në rrjetet sociale, kur artistja pretendoi se ajo po mbahej nën kontroll kundër vullnetit të saj.
“Gjithçka që dua është të kem në pronësi paratë e mia dhe që kjo të marrë fund dhe që i dashuri im të jetë në gjendje të më vozisë me makinën e tij”.
Babai i Britney, Jamie Spears, hoqi dorë nga kujdestaria e të bijës pas 13 vitesh. /Telegrafi/