Telegrafi

Pak ditë pas operacionit, Adelina Tahiri i rikthehet koncerteve (Foto)

Adelina Tahiri javë më parë kishte pësuar një aksident me ski.

Si pasojë e kësaj, këngëtarja kishte futur këmbën e djathtë në allçi (gips).

Por, tek mbrëmë si duket shkupjania ka kaluar me sukses dëmtimin dhe i është kthyer fansave, transmeton telegrafi.

Adelina dje ka mbajtur një koncert, kështu së paku shihet pranë fansave duke mbajtur një mikrofon në dorë.

Lexo po ashtu Adelina Tahiri blen veturë në vlerë 90 mijë euro! (Foto)

Këngëtarja këtë detaj e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram ndërsa nuk ka zbuluar se ku ka mbajtur koncert.

Ndryshe, Adelina ka ‘shpërblyer’ vetën me një veturë të re luksoze të tipit Porche Cayenne, ku çmimi i një makine të tillë sillet diku rreth 90 mijë euro.

Ndryshe, ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/