Site icon Telegrafi

Pak ditë para se t’i mbushë 53 vjet, Jennifer Lopez e dëshmon se është në top formë përmes një videoje provokuese

Jennifer Lopez tregoi trupin e saj të skalitur në një video të re të shpërndarë në faqen e saj në Instagram, JLo Beauty, të enjten në mëngjes.

Manjatja 52-vjeçare tha se “diçka” e re po vinte në markën e saj të bukurisë, e cila ka të ngjarë të jetë një produkt trupi pasi figura e saj ishte fokusi i klipit. Lopez ka nxjerrë në shitje produkte në mënyrë të qëndrueshme këtë vit: ajo tashmë shet një produkte pastrimi, serum, hidratues dhe përforcues të lëkurës.

Kjo vjen një javë pasi aktorja e filmit “Marry Me” u martua me aktorin Ben Affleck në Las Vegas, shkruan DailyMail.

Jennifer e vendosi trupin e saj të tonifikuar dhe të nxirë në fokus të klipit të ri i cili u publikua në faqen e saj në Instagram, JLo Beauty.

Lexo po ashtu Ben Affleckun e merr gjumi gjatë pritjes në semaforin e kuq

Bukuroshja e lindur në Bronx po pozonte me një palë bikini të zeza, të cilat vinin në pah barkun, krahët e skalitur dhe këmbët e dobëta – një pamje që ajo e mban nën kontroll me seancat e përditshme të palestrës.

Flokët e saj shumë të gjata të theksuara ishin të vendosur poshtë dhe mbi supet e saj të zhveshura.

Ajo etiketoi në postimin e saj kameramanin dhe regjisorin Jason Bergh, i cili punoi me Jenny From The Block në dokumentarin e saj “Halftime” dhe reklamat e saj për DWS, dhe muzikën nga “The Golden Filter”.

24 korriku do të jetë ditëlindja e 53-të e Lopez-it, kështu që njoftimi i saj mund të lidhet me këtë pjesë.

Disa ndjekës vunë në dukje në mbishkrimin se produkti i ri ishte ose krem trupi ose makijazh trupi.

Ka qenë një vit i madh për Jenniferin. Aktorja dhe këngëtarja konfirmoi se ajo dhe Ben thanë ‘pranoj’ njëri-tjetrit gjatë një shkëmbimi betimesh në martesën e tyre intime të organizuar në Las Vegas.

Çifti i njohur kolektivisht si ‘Bennifer’ mori një licencë martese në Clark County, Nevada të shtunën dhe shkëmbyen betimet në një ceremoni ‘super të vogël’.

Jennifer do të marrë gjithashtu mbiemrin Affleck. Zyra e regjistrimit të Clark County tregon se ylli i popit do të ndryshojë emrin e saj në “Jennifer Affleck”. Certifikata e martesës, megjithatë, ende nuk është dorëzuar.

Zyrtarët e martesës kanë 10 ditë kalendarike për të dorëzuar certifikatën në zyrën e tyre për paraqitje, sipas Zyrës së Nëpunësit të Qarkut Clark. /Telegrafi/

Exit mobile version