Telegrafi

Pak ditë para nisjes së Kupës ë Botës, Fati pëson aksident – një person përfundon në spital

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, është në një nivel të lartë pas përzgjedhjes së tij për skuadrën e Spanjës së Luis Enrique për të shkuar në Kupën e Botës, por u përfshi në një incident të frikshëm.

Sulmuesi 20-vjeçar po tentonte të parkonte makinën e tij në Barcelonë, kur u përplas me një motoçikletë.

Makina e tij goditi një motoçikletë që po kalonte, ndërsa vozitësi i motoçikletës u rrëzua ashpër. Sulmuesi i Barcelonës ishte i padëmtuar, por pala tjetër ka thyer kyçin e këmbës.

Fati më pas shoqëroi vozitësin e lënduar në spital, ku testet konfirmuan thyerjen e këmbës dhe u dha atyre kontaktin për t’u informuar më tej rreth gjendjes, sipas Cadena SER.

Fatmirësisht duket se vozitësi i motoçikletës ka shpëtuar lehtë.

Ndërkohë që Ansu nuk u lëndua, kjo shënon një periudhë të frikshme në kalendar për shumë futbollistë para Kupës së Botës, pasi kërkojnë të shmangin lëndimet e frikshme. /Telegrafi/