Site icon Telegrafi

Pak çaste kur Rodri fitoi Topin e Artë, Lewis Hamilton bëri një postim që ka nxitur shumë komente

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri është shpallur fituesi i Topit të Artë të vitit 2024, me anësorin e Real Madridit, Vinicius Jr. duke përfunduar në vendin e dytë.

Veçanërisht, sulmuesi brazilianmungonte në ceremoni, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tij në lidhje me humbjen e garës.

Pas njoftimit, ylli i Formula 1, Lewis Hamilton la të kuptohet për mbështetjen e tij për brazilianin, duke postuar emojin e flamurit brazilian në mediat sociale.

Ky gjest mund të lidhet edhe me Çmimin e Madh të Brazilit të ardhshëm, i planifikuar për në fillim të nëntorit.

Por, komentuesit kanë vërshuar në profilin e tij, duke dhënë sinjale se edhe Hamilton e mbështeti Viniciusin për çmimin më të madh individual për një futbollist.

Mirëpo, piloti britanik mund ta ketë mendjen vetëm tek gara edhe pse reagimin e bëri në kohën kur Rodri ishte shpallur fitues i Topit të Artë.

Fitorja e Rodrit shënon një arritje të rëndësishme, pasi ai bëhet lojtari i parë i Ligës Premier që fiton çmimin që nga Cristiano Ronaldo në 2008. /Telegrafi/

 

Exit mobile version