Telegrafi

Pak bileta Austrian Airlines, anulon fluturimin

Nuk është hera e parë që në ANP “Adem Jashari”, ndodhin kësi lloji rastesh dhe udhëtarët mbesin në rrugë. Zëdhënësi i Aeroportit, Altin Ahmeti tha se raportet që kanë marrë nga agjencitë e shitjes së biletave, tregojnë se anulimi është bërë për shkak të numrit të vogël të pasagjerëve.

“Zyrtarisht nga ana e kompanisë jemi lajmëruar se anulimi është bërë për shkak të një defekti teknik. Por nga ana tjetër nga informatat që kanë ardhur nga agjencionet flasin për anulim për shkak të numrit të vogël të biletave të shitura. Aeroplani i Austrian Airlines, merr në Bord 186 pasagjerë ndërsa numri i biletave të shitur sipas raportimit të agjencive është rreth 50”, tha Ahmeti.

Para sportelit të Avio kompanisë Austrian Airlines në terminal të aeroportit, pasagjeret kanë pritur për të marr shpjegime rreth anulimit ndërkohë që kompania ka premtuar se pasagjerët do të fluturojnë gjatë ditës së nesërme.

Në bazë të rregullave në aviacionin civil, kompanitë çartër, me linja jo të rregullta, mund t’i anulojnë fluturimet, mirëpo kjo nuk vlen për kompanitë me linja të rregullta siç është Austrian Airlines. /Telegrafi/