Numri i fatkeqësive të komunikacionit në juglindje të Maqedonisë ka shënuar rënie, krahasuar me vitin që sapo e përcollëm, por shaqet mbeten të njëjta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga janari e deri në nëntor të vitit 2017 kanë ndodhur 622 aksidente komunikacioni, respektivisht 98 më pak se sa viti 2016, për të njëjtën periudhë.
Shkaku kryesor mbetet shpejtësia e madhe e lëvizjes. Nga aksidentet, 15 persona mbetën të vdekur. Shkak tjetër i aksidenteve janë edhe vozitja në gjendje të dehur, mosdhënia e përparësisë, si edhe tejkalimi jo i rregullt.
Gjithsej 347 persona janë lënduar në këto aksidente, kurse në 290 raste ka patur vetëm dëme materiale./Telegrafi/