Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se një grup deputetësh kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për rastin e Astrit Deharit.
Ai ka thënë se më herët është refuzuar kërkesa për seancë për arsye se ende nuk kishin dalë rezultatet e autopsisë për Deharin.
“Jemi të bindur se organet e drejtësisë do ta kryejnë punën ashtu siç duhet”, ka thënë Pajziti, raporton ‘Epoka e re’.