Telegrafi

Pajtohen tifozët shqiptarë, “Shvercerat” dhe “Ballistët” shtrijnë dorën e pajtimit në Prekazin legjendar

Humanisti dhe hoxha i njohur, Halil Kastrati ka konfirmuar pajtimin e dy tifozërive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, “Shvercerave” të Shkupit dhe “Ballistëve” të Shkëndijës nga Tetova.

“Shvercerat” dhe “Ballistët” kanë kohë që kishin acaruar dhe tensionuar raportet mes vete dhe kulmi ishtë këtë muaj.

Tifozët e Shkupit shfrytëzuan ndeshjen e Kupës ndaj Shkëndijës për të hyrë në fushë dhe për t’i sulmuar lojtarët, gjë që irritoi tifozët nga Tetova, të cilët kërcënuan me veprime reciproke.

Megjithatë, nuk ka shkuar larg dhe tashmë është arritur paqja mes dy tifozërive dhe e gjithë kjo me ndërmjetësimin e humanistit dhe hoxhës së njohur, Halil Kastrati.

Është vet Kastrati, i cili me anë të profilit privat ka konfirmuar se dy tifozëritë kanë shtrirë dorën e pajtimit dhe kanë dhënë besën në Prekazin legjendar.

Postimi pa ndërhyrje i Halil Kastratit

Mision vellazeror

Para nje jave ishim ne Shkup me perfaqesuesit e dy tifo grupeve, Shvercerat e Shkupit dhe Ballistet e Tetoves

Tani gjindemi ne Prekazin Legjendar, ketu do jepet Besa dhe do te shtrihet dora e pajtimit ashtu siç e do Zoti dhe tradita jone Shqiptare

Shqiptare, Gjithmone qofshim faqebardhe!

/Telegrafi/