Telegrafi

Pajtohen për zbatimin e marrëveshjes

Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic kanë përmbyllur të mërkurën në Bruksel bisedimet e nisura një ditë më parë, me qëllim të arritjes së dakordimit pë planin e zbatimit.

“Sapo përmbyllëm takimin. Kemi arritur pajtueshëmri parimore sa i përket planit të implementimit. Ka mbetur që kjo pajtueshmëri të verifikohet në kuadër të Qeverive të Kosovës dhe të Serbisë. Në pajtueshmërinë parimore janë të përcaktuara periudhat kohore dhe aktorët implementues në gjashtëmujorin e ardhshëm”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Sipas tij, kjo marrëveshje e implementimit është në pajtim të plotë me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, të arritur muajin e kaluar po nga kryeministrat e dy vendeve.

"Ky është një angazhim kreativ i dy vendeve, por fjalët kryesore i kanë Qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë. Në ditët e ardhshme do të takohen ekipet profesionale”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/

—————————————–

Rinisin bisedimet

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka rinisur bisedimet me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic. 

Temë e tyre është plani i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ky raund i takimeve vazhdon nga mbrëmja e së martës, pasi palët nuk kanë arritur pajtim për planin e zbatimit.  Megjithatë, ato janë shprehur optimiste se do të dakordohen.

Një shpresë të tillë ka shfaqur edhe baronesha Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit.

“Palët duhet të jenë të gatshme që përkushtimin për arritjen e marrëveshjes ta shndërrojnë në veprime konkrete në terren”, është shprehur ajo.

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se “nuk ka shumë kohë për të humbur" dhe se "marrëveshja duhet të shndërrohet në realitet”. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e rinegociimit të marrëveshjes së 19 prillit.

Palët janë të vetëdijshme se pa miratimin e një plani për zbatim do të jetë e vështirë për t’i dhënë Serbisë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosovës mundësinë e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asoccimit. /Telegrafi/

—————————————————–

Gentilini ndërmjet Thaçit e Dacicit

Edhe pse ishte paralajmëruar vazhdimi i bisedimeve në orën 17, takimi Thaçi-Dacic ka vazhduar sot në orën 14 pa shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Në bisedime, në vend të saj po merr pjesë drejtoi për Ballkanin Perëndimor, Fernando Gentilini, njoftojnë medie nga Brukseli.

Siç transmeton “Koha”, kryeministri Thaçi pas takimit të paradites ka thënë se “jemi në rrugë të mirë drejt pajtimit dhe po shqyrtojmë konkluzionet e fundit të projektplanit për zbatim”.

E plotësuar: Ka filluar pauza në bisedimet Prishtinë – Beograd për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë. Bisedimet do të duhej të vazhdonin në orën 17, pasi që Ashton të mbarojë detyrimet ndaj Këshillit të Evropës, njoftojnë medie të huaja.

Në orën 13 ka përfunduar takimi Ashton – Dacic e më pas takimi Ashton Thaçi.

Pushimi në bisedime u konfirmua pasi që Ashton duhet t’i drejtohet Këshillit të Evropës, transmeton “Koha”.

Medie serbe njoftojnë se situata (në bisedime) “është shumë e komplikuar” dhe se nuk është e sigurt në do të arrihet marrëveshje. /Telegrafi/