Grupi legjendar “Oasis” ka njoftuar një turne pasi vëllezërit Liam dhe Noel Gallagher u pajtuan pas 16 vitesh.
Përkatësisht, në korrik dhe gusht të vitit të ardhshëm ata do të mbajnë koncerte në Cardiff, Londër, Mançester, Edinburg dhe Dublin.
Në njoftimin për shtyp thuhet se së shpejti do të shpallen koncerte jashtë Evropës.
Biletat janë në shitje nga 31 gushti dhe çmimi do të shpallet në të njëjtën datë.
Megjithatë, “Oasis” nuk ka në plan të kthehet në studio dhe të regjistrojë këngë të reja.
Pavarësisht se grupi nuk ka qenë në skenën muzikore prej vitesh, fama e tyre nuk është zbehur kurrë – ata kanë më shumë se 20 milionë dëgjues mujor në Spotify.
Siç dihet, Noel mori vendimin të largohej nga “Oasis” 16 vite më parë pas një sherri me Liam. /Telegrafi/