Telegrafi

Pajtohen Neymar dhe Semedo, ky i fundit i dha një përqafim Neymarit pas El Clasicos (Video)

Tema më e përfolur në ditët e fundit në botën e futbollit ka qenë përleshja mes Nelson Semedos dhe Neymarit.

Por, siç duket dyshja kanë harruar zënkën dhe janë pajtuar.

Lexo po ashtu Aludimet e para për arsyen e përleshjes ndërmjet Semedos dhe Neymarit (Foto/Video)

Pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit në Miami, portugezi i ka zgjatur dorën dhe normalisht që ylli brazilian nuk hezitoi t’i jep një përqafim.

Pas kësaj fitore lojtarët e klubit katalunas festuan trofeun e International Champions Cup në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ndeshje Neymar asistoi te goli i Gerard Piques. /Telegrafi/