Tema më e përfolur në ditët e fundit në botën e futbollit ka qenë përleshja mes Nelson Semedos dhe Neymarit.
Por, siç duket dyshja kanë harruar zënkën dhe janë pajtuar.
Pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit në Miami, portugezi i ka zgjatur dorën dhe normalisht që ylli brazilian nuk hezitoi t’i jep një përqafim.
Pas kësaj fitore lojtarët e klubit katalunas festuan trofeun e International Champions Cup në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ndeshje Neymar asistoi te goli i Gerard Piques. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=R59S1Skx2iM