Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj duket se patën një krizë në marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, kjo nuk zgjati edhe aq shumë pasi mësohet se dyshja janë pajtuar.
Ka qenë fituesi i Big Brother VIP Kosova 2 që ka ndarë një imazh të bukuroshes prizrenase në InstaStory.
“Zemra”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Kjo ka lënë të kuptohet se ata janë bashkë sërish pasi edhe kanë filluar të ndiqen në Instagram.
Të njëjtit vlen të ceket se filluan lidhjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP.
Nuk dihet nëse kjo është bërë për vëmendje apo se me të vërtetë ka pasur hatërmbetje mes tyre. /Telegrafi/