Telegrafi

Pajtohen Justin Bieber dhe Selena Gomez?

Justin dhe Selena janë parë dorë për dore në Salt Lake City, ku Bieber shihet nga fotografitë e siguruara nga paparacët duke ia mbajtur dorën përreth qafës bukuroshes, teksa ajo e shikonte thellë e në sy para se të putheshin.

Spekulimet e mediave amerikane thonë se Bieber dhe Selena janë takuar me Harry Styles dhe Taylor Swift me qëllim të shijimit të dimrit.

Harry Styles dhe Justin Bieber janë miq të ngushtë, ndërsa duket se edhe miqësia e Swift me Selenën ka ndikuar që Justin dhe Selena të jenë sërish së bashku, vetëm disa javë pasi ishin ndarë. /Telegrafi/