Me iniciativën e Besim Ismailit dhe angazhimin e disa prej ish-udhëheqësve të Intelektualëve në vitet që lamë pas: Hamdi Behluli, Armend Matoshi, Erkan Mustafa, Shpend Sylejmani, Besim Kadriu, Arian Berisha, Milot Rukovci, Fisnik Sylejmani, Erand Pajaziti, Adhurim Jakupi, u mbajt një kuvend zgjedhor ku morën pjesë mbi 1000 tifozë.
Ismaili propozoi për një fond të tyre, kurse për kryetar të Intelektualëve propozoi Erkan Mustafën i cili kohëve të fundit për shkaqe familjare dhe fetare ka pushuar aktivitetin pranë intelektualëve por nuk ka ndaluar duke ndjekur ekipin e tij te zemrës. Me kërkesën e Besim Ismailit, Mustafa u zgjodh kryetar me 100% te votave kurse kundërkandidat nuk ka pasur.
“E dua Dritën me zemër, i dua Intelektualët me shpirt dhe për atë kam pranuar kreun me një kusht, të jemi Intelektual të vërtetë pa probleme, fyerje, mos të ketë në stadium tifozë të dehur, të shfrenuar, të kemi nën kontroll situatën dhe të bashkëpunojmë me Policinë e Kosovës” tha kryetari i ri, Erkan Mustafa. /Telegrafi/