Nurgul Yesilcay është raportuar se i kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes telefonit Erkan Petekkayas.
Ky i fundit kohë më parë kishte ngritur një kallëzim penal kundër aktores më mirë e njohur në Kosovë si “Gylseren”.
Por, mediat turke sot raportojnë se “Xhihani” i serialit ‘Fatet e Kryqëzuara’ ka tërhequr padinë dhe se nuk do të ankohet më në aktoren 40-vjeçare.
Yesilcay kishte ngritur zërin kundër presionit dhe akuzave që ka marrë gjatë xhirimeve nga aktori, por edhe nga regjisori, transmeton Telegrafi.
“Meshkujt mendojnë se kanë gjithmonë të drejta mbi gjithçka. Madje edhe të të ulin edhe të të poshtërojnë. Por, ama, ti me maskilizmin tënd s’mund të ulesh kurrë imazhin tim femëror”, ka thënë ajo duke iu referuar partnerit të saj në film Xhihan.
Përveç fakteve kur i është ushtruar presion, aktorja ka treguar se ka pasur raste që ai ka ushtruar mbi të edhe dhunë psikologjike.
“Nëse diskuton me ndonjë nga seti për këtë që po diskutojmë këtu, ne kemi miq shumë gazetarë. Kjo s’do të jetë një reklamë e mirë për ty. U shokova, po qeshja nga situata e krijuar. Të mos flas? E përse duhet të mos flas? Martesa ime mbaroi për vetë faktin se unë nuk dija të shprehesha me fjalë. Gjerat ndryshuan, por kur ky njeri filloi të hidhte fjalë për mua lart e poshtë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/