Megjithëse mediet spanjolle kanë shkruar se FIBA ka përjashtuar përfaqësuesen e Spanjës nga Lojërat Olimpike në Rio, ngase federata e atjeshme qëndroi në anën e Euroligës, kreu i shtëpisë evropiane të basketbollit ka përgënjeshtruar ashpër pohimet e tilla.
Duket, poashtu, se lufta ndërmjet FIBA-s dhe Euroligës është pranë fundit dhe se që të palët ndërluftuese, megjithatë, ia dolën të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Sportivja italiane Tuttosport shkruan se këtyre ditëve do të mbahet mbledhja e krerëve të FIBA-s dhe të Euroligës, ndërsa do të bisedohet lidhur me bashkimin e mundshëm, me të cilin do të përfundonte konflikti, viktima të të cilit janë skuadrat evropiane dhe përfaqësueset, transmeton gazetatribuna.
Rrjedhimisht, FIBA do t’i lejonte Euroligës që në pesë vjetët e ardhshme të organizojë Euroligën , por edhe një garë, ndërsa si kompensim do të kërkonin përfshirjen në Euroligë, me çka FIBA do të fitonte një pjesë të “kulaçit financiar”.