Telegrafi

Pajtohen dy ish-kunatat, Nora dhe Tuna

Dikur ishin kunata të së njëjtës shtëpi.

Por tashmë Nora Istrefi nuk është pjesë e trungut të familjes Berisha, që pas ndarjes me ish-bashkëshortin e saj, Robertin.

Tuna ndërkohë është gruaja e vëllait të vogël të Robertit, Patrisit.

Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi, dikur nuse të së njëjtës familje

Ndonëse përflitej prej kohësh për raporte jo të mira mes dy ish-kunatave gjatë kohës sa ishin nuse të së njëjtës familje, duket se gjërat nuk janë më ashtu si dikur!

Pasditja e së premtes, i gjeti dy këngëtaret e njohura të skenës, Nora Istrefi dhe Tuna, pas shumë vitesh duke drekuar në një prej restoranteve më luksoze të Prishtinës.

Tuna dhe Nora takohen në Prishtinë. Burimi i fotos: Lajmi.Net

Ndërmjetësues i këtij takimi duket të ketë qenë stilisti i përbashkët i tyre, Valdrin Sahiti, i cili ka qenë pjesë e tryezës bashkë me gruan e tij, Edita Ramadani.

Burime pranë këngëtareve kanë treguar se është Nora, ajo e cila ka bërë hapin e para, duke i kërkuar ish-kunatës dhe koleges së saj, që t’i rikthejnë raportet e tyre sërish në miqësi.

Tuna dhe Nora takohen në Prishtinë. Burimi i fotos: Lajmi.Net

Këtë mëdyshje e përforcon edhe fakti se ato drekuan në restorantin e një prej mikeve më të mira të këngëtares Istrefi.

Nora edhe më parë kishte dhënë shenja pajtimi me Tunën, teksa në emisionin “Xing me Ermalin”, kishte pohuar se nuk ka pasur kurrë konflikte me të, ashtu siç edhe nuk ka pasur atë që mund të quhet një “marrëdhënie shumë e ngushtë”.

Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi

Istrefi gjithashtu kishte vlerësuar lartë albumin “Fortuna” të Tunës, i cili ka dalë në shitje këtë vit, duke treguar se e kishte pëlqyer interpretimin e koleges së saj.

Ndryshe nga Nora, ish-bashkëshorti i saj Roberti është ai, i cili kishte pasur konflikte hapur me Tunën, duke mos u kursyer në deklaratat televizive për të treguar të vërtetën mbi raportet e tyre jo të mira. /Telegrafi/