Site icon Telegrafi

Pajtohen dy familje mitrovicase, “sebep” përsëri hoxhë Fatmir Latifi (Video)

Në vazhdën e aktiviteteve të pajtimit të hasmërive në territorin e Kosovës, imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifi, sot ka arritur t’i pajtoj dy familje të cilat kanë qenë në zënkë.

Zënka kishte ndodhur para dy javësh në mes familjeve Fejzullahu dhe Latifi.

I biri i familjes Fejzullahu kishte therë me thikë njërin nga djemtë e familjes Fejzullahu.

Të dyja familjet mitrovicase, në xhaminë e Shipolit, kanë zgjatur dorën e pajtimit.

Ndryshe, imami Fatmir Latifi njihet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në pajtimin e hasmërive në tërë territorin e Kosovës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=B4FapkBFs2M

Exit mobile version