Telegrafi

Pajtim Mulaku nënshkruan me Dritën

"Pajtim Mulaku do të jetë pjesë e klubit në gjashtë muajt e ardhshëm, kemi arritur marrëveshje. Bëhet fjalë për një futbollist të ri e shumë perspektiv”.

“Ai mund të na shërbejë shumë në stinorin pranveror, kur skuadra do të ketë nevojë për freski", ka thënë kryetari i klubit, Ismail Rashiti për Koha.net.

Mulaku gjatë tërë stinorit vjeshtor luajti për skuadrën e Lepencit që garon në Ligën e Parë. Drita stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e katërt me 26 pikë. /Telegrafi/