Sioni e ka mposhtur Servetten 2-1 në kuadër të javës së 36-të në Superligën e Zvicrës.
Të parët ishin vendasit që kaluar në epërsi me anë të Kones që shënoi në minutën e 22-të, mirëpo që gjërat për ta shkuan më pas si mos më keq.
Ishte Pajtim Kasami që në minutën e 43-të i barazoi shifrat në 1-1, me një gol tejet të bukur.
Kasami nuk u ndal me kaq, pasi ishte minuta e 74-të kur dhuroi një asistim për Roberts Uldrikis për të fituar ndeshjen me përmbysjen.
Lojtari shqiptar ishte padyshim lojtari i ndeshje në këtë mbrëmje, derisa Sion qëndron në vendin e tetë me 39 pikë. /Telegrafi/