Sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami ka qenë vendimtar në fitoren e Sionit ndaj Baselit, pasi goli i tij ia ka siguruar fitoren vendasve.
Sioni ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Baselit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.
Goli i vetëm në këtë fitore u shënua në minutën e 29-të nga sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami.
FT | @FCSion 1-0 FCB
Bad. There‘s nothing more to say. #FCBasel1893 #zämmestark #SIONFCB pic.twitter.com/5AcSGsNOox
— FC Basel 1893 🇬🇧 (@FC_Basel_en) July 8, 2020
Me këtë gol, Kasami ia ka siguruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij në luftën për mbijetesë.
Me këtë fitore, Sioni gjendet në vendin e tetë me 27 pikë apo dy më shumë se pozita e nëntë që dërgon në barazh.
Në anën tjetër, Kasami arrin në kuotën e dhjetë golave këtë sezon, teksa ka edhe një asistim. /Telegrafi/