Telegrafi

“Pajtesa” po martohet

Ajo u bë e famshme në saje të serialit të njohur kosovar që shfaqet në televizionin publik, “Çka ka shpija”.

Bëhet fjalë për aktoren Fiona Gllavica, e cila luajti rolin e nuses së familjes Setra, Pajtesa.

Zeshkania tash e sa kohë është e fejuar me afaristin, Arbnor Pacollin, me të cilin do të kurorëzohet në muajin korrik.

Ata tashmë janë në fazën finale të përgatitjes së ditës së tyre më të bukur të jetës dhe së fundi kanë shpërndarë ftesat tek të ftuarit.

Ndryshe, në serialin mjaft të dashur të publikut, aktorja luan rolin e nuses së djalit të personazhit kryesor, Naser Rafunës, i njohur si Xhek Setra, Hamdisë. /Telegrafi/