Fiona Gllavica vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun. Ajo u bë e njohur në saje të rolit të saj si “Pajtesa” në serialin vendor, “Çka ka shpija”.
Bukuroshja këto ditë ka bërë festën e beqarisë, derisa shihet se është argëtuar mjaft shumë me mikeshat e saj.
Në llogarinë e saj personale, Instagram, ajo së fundmi ka publikuar një sërë imazhesh, teksa shfaqet mjaft në formë.
Zeshkania tash e sa kohë është e fejuar me Arbnor Pacollin, me të cilin do të kurorëzohet këtë muaj.
Ndër të tjerash, aktorja në serialin e lartpërmendur luan rolin e nuses përkrah aktorëve të mëdhenj shqiptarë. /Telegrafi/