Telegrafi

Pajisuni me kuponë fiskalë nëpër zona turistike, nga sot fillojnë kontrollet

Duke filluar nga sot në Shqipëri do të rinisë fushata e tatimeve për kontrollin e bizneseve për kasat fiskale dhe lëshimin e kuponëve tatimorë, nëpër zona turistike.

Kjo nismë ishte marrë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sipas të cilit kontrollet nuk do të jenë represive dhe nuk do të synojnë gjobitjen e biznesit, por sensibilizimin e tij për vënien në punë të kasës dhe lëshimin e kuponit.

Sipas tij, drafti që lehtëson procedurat për biznesin, pritet të miratohet nga Parlamenti në shtator me sesionin e ri, së bashku me rishikimet që do t’i bëhen buxhetit të këtij viti. /Telegrafi/