Site icon Telegrafi

Pajisjet më të mira për ruajtjen e Windowsit

CCleaner

Ky aplikim e pastron tërësisht kërkuesin tuaj, Recycle Bin-in si dhe Temporary Files, aplikacionet e panevojshme dhe shumë gjëra të tjera. Sapo ta instaloni CCleaner në sistemin tuaj, ai do ta lirojë kompjuterin tuaj nga dosjet e panevojshme dhe do ta bëj të punojë pa probleme. Edhe një përparësi e programit është që është i shpejtë dhe i thjeshtë për shfrytëzim.

Revo Uninstaller

Revo Uninstaller është një zëvendësim më i përparuar për programin e Windowsit, Add or Remove Programs ose Uninstall Programs tek Vista. Andaj shtrohet pyetja se pse do ta shfrytëzonit Revo Uninstaller? Për shkak se mundet jo vetëm t’i çinstalojë programet, por i fshin edhe të gjitha gjurmët e tyre, që programet tjera të këtij lloj nuk e bëjnë. Revo po ashtu përmban edhe Hunter Mode për çinstalim të aplikacioneve.

Auslogics Disk Defrag

Auslogics Disk Defrag është një program efikas për defragmentimin e diskut, i cili ka për qëllim ta zëvendësojë Windows default. Veçanërisht Auslogics DD i shpejtë, jep një raport mirë të formatizuar për defragmentimin e fundit, në të cilin janë përfshirë edhe të dhëna se sa defragmentimi e ka përmirësuar shpejtësinë e kompjuterit tuaj.

Spybot – Search & Destroy

Madje edhe nëse keni shfrytëzuar disa prej programeve më të mira antivirusale, është shumë e sigurt që do të vëreni që kompjuteri juaj është prekur nga ndonjë lloj malware. Krahas asaj që i eliminon më mënyrë të shkëlqyeshme spyware, adware, dialers, keyloggers, dhe trojans, Spyware-S&D po ashtu e përmirëson intimitetin e kompjuterit tuaj./Telegrafi/

Exit mobile version