Kërkime të tjera të mëparshme kanë zbuluar se ky element i ri gjendet edhe në iPhone apo mekanizma të tjerë të ngjashëm.
Në një revistë shkencore, kërkuesit gjermanë dhe ata britanikë, kanë arritur në përfundimin e një teknike të re që do të shtojë energjinë elektromagnetike tek elektronet, dhe do t´i hapë rrugë zhvillimeve të rëndësishme për konsumatorët elektronikë. Kjo me shumë gjasa, do të mundësojë ruajtjen e të dhënave në pajisje të ndryshme, pa pasur nevojën e energjisë elektrike.
Në një artikull në revistën “Nature Materials”, ekipet e studiuesve nga universiteti i Cambridge si dhe Universiteti i Münster, nënvizuan se ky do të jetë një hap i ri në shkencë. Kjo fushë e re e fizikës po shihet nga protagonistët si pasardhësja e elektronikës konvencionale, e bazuar në një teknologji të thjeshtë me një gjysmëkonduktor dhe një transformator. Në përgjithësi, në 50 vitet e fundit, numri i transformatorëve që mund të vendoset në një qark të integruar, dyfishohet çdo 18-24 muaj.
Elektronika konvencionale bazohet në shfrytëzimin e energjisë së elektroneve. Kur ata spostohen, gjenerojnë energji që mund të shërbejë për transferimin e informacioneve. Pikërisht kjo, synohet të shfrytëzohet nga shkenca inovative.
Por, elektronet mund të bëjnë më shumë sesa një “udhëtim” linear, dhe mund të krijojnë një mekanikë kuantike. Fizikanët e dinë shumë mirë se një fushë magnetike mund të manipulojë trajektoren e elektronit, që nga ana e tij, do të ketë gjithashtu impakt me elektronet pranë tij duke pasur gjithashtu efekt.
"Kemi dërguar valët tona interaktive dhe pamë se çfarë ndodhte", tha Hidekazu Kurebayashi, fizikant pranë laboratorit Cavendish, në universitetin e Cambridge, në një E-Mail, për Deutsche Welle-n. Një kërkim i ngjashëm në vitin 1980, çoi në zbulimin e ipeve të zakonshëm dhe kartave të memorjes. /DW/