Site icon Telegrafi

Pajisjet e detyrueshme për prostitutat: Sutienë reflektues

Prostitutat që ofrojnë shërbimet e tyre nëpër rrugët lokale jashtë qytetit Els Alamus në afërsi të Lleidit, do të dënohen deri në 40 euro, nëse nuk respektojnë këtë rregullore.

Prostitutat kështu duhet të respektojnë rregulloren e miratuar në vitin 2004 se këmbësoret që ecin nëpër rrugët kryesore duhet të kenë të veshura veshje me reflektorë drite.

Prostitucioni nuk është i ndaluar në Spanjë, por disa qytete po mundohen ta shpallin si të jashtëligjshëm. Edhe kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, kur erdhi në pushtet premtoi se do t’i ndalojë shpalljet për prostitucion nëpër gazeta, por deri më tash nuk ka arritur ta mbajë premtimin.

Në një hulumtim të fundit mësohet se rreth 20 për qind e spanjollëve pranuan se kanë paguar për shërbime seksuale. /Telegrafi/

Exit mobile version