Site icon Telegrafi

Pajisjet do t’i kontrollonim vetëm me lëvizje të dorës – projekti që do ndryshonte shumëçka (Foto/Video)

Google kishte planifikuar zhvillimin e një teknologjie kaq të saktë e cila do të funksiononte shumë saktë edhe tek ekranet më të vegjël.

I quajtur Project Soli, sistemi i identifikon lëvizjet delikate të gishtave, falë radarëve të ndërtuar në mikroprocesorët vogël, transmeton Telegrafi.

E udhëheqësi i grupit të projektit është Ivan Poupyrev – grup i dizajnerëve dhe zhvilluesve të teknologjisë në një laborator në San Francisco.

Ai ka thënë se: Falë një radari të vendosur në mikroçipe, përmes lëvizjes së dorës mund të japim urdhrat tek kompjuterët dhe pajisjet tjera më të avancuara.

Senzorët e vendosur në kamera tanimë janë në dispozicion, sikurse Leap Motion, të cilët mund të kapin lëvizjet e gishtave, por këto janë më të avancuara dhe kërkojnë pajisje shtesë, ka theksuar Poupyrev. /Telegrafi/

 

Exit mobile version