Telegrafi

Me pajisjen si çadër futet alkool atje ku ndalohet përdorimi i tij (Foto)

Heileygh Quinn nga Britania e Madhe, i ka postuar në Twitter fotografitë, që tregon një pajisje që duket si çadër e mbyllur, ndërsa brenda mund të mbushet me alkool.

Në këtë formë, ajo mund të bartë pijen që zakonisht është i ndaluar nëpër shkolla dhe institucione të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Duket si çadër, por shërben për ta mbushur me alkool

Me anë të këtij objekti që blihet për afro 20 euro në Amazon, të varurit nga alkooli apo edhe ata që duan të kthejnë ndonjë gllënjkë, tani e kanë shumë më të lehtë.

“Mund të hy ku të dua dhe askush nuk beson se kam me vete pijen e preferuar. Do të pi nga kjo shishe, në vend se të porosis dhe të paguaj shtrenjtë pijet e lokalit”, ka shkruar Quinn lidhur me rastin.

Mësohet se prodhuesi i ndryshon shpesh materialin mbështjellës, që forcat e rendit të mos dyshojnë se është pikërisht ky objekt që ka funksion tjetër prej çadrës. /Telegrafi/