Site icon Telegrafi

Pajisje të rënda në rrugë e fluturime me helikopterë, KFOR-i njofton për stërvitje ushtarake nga 14-17 marsi

Foto: Arkiv

Misioni i KFOR-it në Kosovë do të zhvillojë një stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës, nga data 14-17 mars 2023.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga Komanda Rajonale e Kontingjentit Shumëkombësh Perëndimor.

“Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të pozicionohen në komunat e Istogut, Gjakovës dhe Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizjen tokësore gjatë ditës dhe natës, si dhe fluturime me helikopterë mbi qytetet e Gjakovës, Deçanit, Shtërpcës dhe Rahovecit.

“Do të ketë gjithashtu kolona automjetesh të përbëra nga pajisje të rënda inxhinierie që kalojnë tranzit në rrugët kryesore dhe dytësore brenda rajonit”, thuhet më tej.

KFOR-i është i fokusuar çdo ditë në zbatimin dhe ushtrimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për  të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version