Telegrafi

Pajisje të hajnave për sulm elektrik, të kamufluara si iPhone (Foto)

Këto armë që duken si telefona të zgjuar, mund të blihen lehtë në tregun e zi përmes internetit, janë shumë të lira dhe vinë direkt në shtëpinë e juaj përmes kompanive të ndryshme postare, transmeton Telegrafi.

Me pesë milionë volt sa ka kjo pajisje, mund t’i bëjë shumë dëme njeriut, meqë arma e Policisë e cila hedh rrymë ka vetëm 50 mijë volt.

The Times raporton se deri më tani janë konfiskuar shumë pajisje të tilla, në përpjekje për t’i hequr nga duart e keqbërësve.

Vetëm në Londër janë konfiskuar 250 pajisje, ndërsa ka pasur raste të shumta të tilla edhe në veri të Anglisë.

Me mënyrën e lehtë për t’i mbajtur, këto armë po shfrytëzohen nga plaçkitësit të cilët po i përdorin në skenarë të ndryshëm për të mposhtur viktimën. /Telegrafi/